Përfaqësuesit e tre subjekteve opozitare në Drenas sot kanë ironizuar me zyrtarët e Qeverisë, të cilët, sipas tyre, që tre herë kanë prerë shiritin për rregullimin e shtratit të lumit Drenica.
Isa Xhemajli, Xhavit Drenori dhe Vehbi Berisha kanë prerë një shirit pranë lumit Drenica, ndërsa kanë thënë, në një shkrim në Facebook, se nëse punët rregullohen vetëm me prerje shiritash, atëherë edhe ata dhe çdo qytetar do të ndihmojë në prerjen e shiritave.
Shkrimi i plotë i tre opozitarëve të Drenasit në Facebook:
Sot “zyrtarisht” përfaqësuesit e tri subjekteve opozitare në Drenas, premë shiritin për “fillimin” e punimeve në rregullimin e shtratit të lumit DRENICA.
Pushteti komunal dhe ai qendror tri herë ka bërë prerjen e shiritit për fillimin e punimeve në këtë projekt por punimet nuk po zhvillohen dot. Zotimet kanë qenë që ky projekt do të përfundonte qysh në vitin 2014 deri në fshatin Dritan, përkatësisht te Guri i Plakës.
Nëse veç prerja e shiritave ndihmon në realizimin e projekteve, atëherë edhe NE dhe çdo QYTETARËT do të “ndihmojmë” me prerje të shiritave.
LERENI PRERJET E SHIRITAVE, REALIZONI PREMTIMET E DHËNA, MOS MASHTRONI


