Opozita: S’ka zgjidhje tjetër pos zgjedhjeve

PUBLIKUAR

Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj, ka vlerësuar se aktualisht nuk ka mbetur ndonjë zgjidhje tjetër përpos zgjedhjeve.

“Në këtë krizë institucionale s’ka mbetur zgjidhje tjetër. Vendi s’po ecën përpara në asnjë drejtim, kemi ngecje. Andaj, Qeveria duhet të reflektojë që mandatin t’ia kthejë qytetarit. Ne po presim kompletimin e nënshkrimeve dhe ta procedojmë në Kuvend nismën për shkarkimin e Qeverisë”, ka deklaruar ajo. Më tej Kadriaj është shprehur optimiste se do të arrihet një konsensus për të shkuar drejt zgjedhjeve, transmeton zeri.info.

 

Kurse deputeti i “Nismës për Kosovën”, Enver Hoti, është shprehur optimist se mocioni për rrëzimin e Qeverisë do të gjejë mbështetje të mjaftueshme te deputetët e Kuvendit. “Sa i përket mocionit, presim përkrahjen e mjaftueshme të deputetëve për ta votuar si e vetmja rrugë për të dalë nga bllokimi institucional i Kosovës, si pasojë e një Qeverie të papërgjegjshme”, ka deklaruar Hoti

SHIKO MË SHUMË

Kërkesë publike për Arben Vitinë, mes lotësh flet asamblistja e VV-së sqaron pse e bëri kërkesën

Asamblistja e VV-së në Rahovec, Vlora Vuqiterna mes emocionesh, ka rrëfyer arsyet që e...

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: Turp!

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka...