Opozita: Qeveria s’ka legjitimitet

PUBLIKUAR

Partitë e bllokut opozitar po vazhdojnë të kërkojnë zgjedhje të reja në vitin e ardhshëm, në të kundërtën kërcënojnë me bllokim të institucioneve. Ndërsa, kryeministri Isa Mustafa është i bindur se do të jetë kryeministër deri në vitin 2018, kur edhe janë të parapara zgjedhjet parlamentare.

Ai thotë se nuk ka nevojë për zgjedhje dhe nuk do të ketë para këtij viti, duke vlerësuar se nuk janë zgjedhjet zgjidhje e krizës aktuale politike.

Por, opozita thotë se Qeveria ka humbur legjitimitetin, sidomos pas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese për Asociacionin, të cilin e shpalli në kundërshtim me Kushtetutën. Edhe disa prej analistëve mendojnë se në vitin 2016, do të ketë zgjedhje të reja.

Por, ka edhe të tjerë që thonë se zgjedhjet nuk janë opsion dhe nuk do të ketë në vitin që po hyjmë. /Zëri/

 

SHIKO MË SHUMË

Hoxha nderon Afrim Bunjakun: Kemi kapacitete më të mëdha se në kohën e sulmit në Banjskë

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka thënë se Policia e Kosovës tashmë...

Muhaxheri: Vendimi i Kushtetueses ishte më i kënaq të gjitha palët

Analisti Arton Muhaxheri, i ftuar në Kosova Live në T7, përmes një lidhjeje direkte,...

Dogana informon bizneset për kriteret dhe përfitimet e statusit OEA

Dogana e Kosovës ka informuar operatorët ekonomikë të themeluar në territorin doganor të Republikës...