Opozita: Protesta e radhës, më 17 shkurt

PUBLIKUAR

Liderët e partive opozitare kanë deklaruar se protesta e radhës pritet të mbahet më 17 shkurt, ditën e Pavarësisë së Kosovës.

Këtë e kanë bërë të ditur gjatë një konference me media, në qendër të Prishtinës.

Partitë opozitare janë duke protestuar kundër dy marrëveshjeve të arritura nga Qeveria e Kosovës, atë për Asociacionin e Komunave Serbe dhe atë për Demarkacionin me Malin e Zi.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, raporton Telegrafi, ka thënë se që nga 9 janari, Qeveria e Kosovës është dashur ta kuptojë një gjë.

Kjo, sipas tij është që qytetarët e Republikës nuk e ka ndërmend as ta tolerojnë një qeveri që rrezikon rendin kushtetues për t’ia krijuar Serbisë hapësirën për ndërhyrje politike dhe territoriale në Kosovë e as ta tolerojë faljen e tokave të Kosovës, një shteti të tretë, siç është rasti me Malin e Zi.

“Kjo qeveri e ka një afat të vazhduar që deri më 17 shkurt të largohet nga këto marrëveshje dhe nga pushteti i uzurpuar, meqenëse aty po qëndron për t’ia mundësuar këto të këqija Kosovës dhe për ta shndërruar Kosovën, një vendi cili nuk është republikë sovrane dhe as një republikë e qytetarëve”, ka thënë Ymeri. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Merreni nga një çadër”, organizatori i protestës: Sonte, edhe nën shi – bashkë për UÇK-në

Organizatori i protestës “Jo në emrin tim” në Prishtinë, Çlirim Haziri, u ka bërë...

Te hënën seanca e Kuvendit

Seanca e kuvendiut të Kosovës do të mbahet të hënën. Pas mbledhjes së kryesisë...

Apeli shqyrton ankesat në rastin e ish-zyrtares së OSBE-së të dënuar për spiunazh

Në Gjykatën e Apelit po shqyrtohen ankesat e Prokurorisë dhe të mbrojtjes lidhur me...