Opozita: Protesta e 17 shkurtit, më masivja

PUBLIKUAR

Subjektet opozitare shprehen të bindura se protesta e 17 shkurtit kundër Qeverisë “Mustafa” dhe Marrëveshjes për Asociacionin si dhe asaj për Demarkacionin do të jetë edhe më masive sesa protesta e 9 janarit, e cila u konsiderua më e madhja e opozitës gjatë viteve të pasluftës në Kosovë.

Përfaqësuesit e opozitës thonë se blloku opozitar është duke zhvilluar takime me qytetarë për çdo ditë nëpër qytete dhe fshatra dhe se ka gatishmëri të lartë qytetare për të protestuar kundër Qeverisë të cilën ata e quajnë shkelëse të Kushtetutës.

Adonis Tahiri nga Lëvizja “Vetëvendosje” ka thënë se opozita e bashkuar po vazhdon me kundërshtimin e marrëveshjeve që ai i quan të dëmshme për Kosovën dhe me kundërshtimin e kësaj Qeverie, e cila, sipas tij, po cenon sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit.

Tahiri ka thënë për “Zërin” se opozitarët për çdo ditë po mbajnë tubime me qytetarë nëpër qytete e fshatra të Kosovës dhe se mobilizimi është shumë i madh dhe niveli i gatishmërisë së qytetarëve për të kundërshtuar këto procese dhe këtë Qeveri po rritet vazhdimisht. “Protesta e 9 janarit ishte sinjal i qartë për Qeverinë e Kosovës. /Zëri/

 

SHIKO MË SHUMË

Operacion antidrogë në Prishtinë dhe Lipjan, sekuestrohen mbi 160 gramë kokainë

Policia e Kosovës ka realizuar më 25 shtator 2026 operacionin antidrogë të koduar “Grupi”,...

Përleshja në Veternik, 8 persona janë dërguar në mbajtje – ja çka gjeti policia në vendngjarje

Një përleshje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së...

Gërvalla thotë se s’pranon të komentojë vendimin e Hagës pa e parë aktgjykimin e plotë, tregon sa para janë shpenzuar për mbrojtje

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, në një konferencë për media ka thënë e s’mund...