Opozita nuk po kushtëzon

PUBLIKUAR

Nënkryetari i AAK-së, Pal Lekaj, njëherësh deputet i Kuvendit të Kosovës, e ka ftuar Qeverinë të reflektojë karshi kërkesave të opozitës.

Ai ka thënë për ‘Epokën e re’ se për çështje të rëndësishme të shtetit Qeveria nuk ka të drejtë të vendosë.

Sipas tij, për Asociacionin dhe Demarkacionin duhet ta thonë mendimin e tyre qytetarët nëpërmjet referendumit ose zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Lekaj e konsideron kushtëzim kërkesat e opozitës karshi pushtetit. Ai ka folur edhe për paraqitjen e tij të hënën në polici.

Lekaj ka treguar se ishte ftuar nga policia për veprimet e tij në Kuvendin e Kosovës, por pastaj është liruar me procedurë të rregullt. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Peticioni me 14,140 nënshkrime për heqjen e “Urosevac” nga Ferizaj dorëzohet të hënën në Kuvend

Peticioni “Për një Ferizaj pa ‘Urosevac’”, i mbështetur nga 14,140 qytetarë të Ferizajt, do...

Gërvalla sot del në konferencë për media

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, sot do të mbajë një konferencë për media nga...

Mot i vranët

Gjatë ditës së sotme pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta....