Opozita nesër me bager dhe shatorë para Qeverisë së Kosovës?

PUBLIKUAR

Opozita e bashkuar nesër (17 shkurt) do të protestojë edhe një herë kundër, siç thonë ata, marrëveshjeve anti-kombëtare të Qeverisë së Kosovës.

Protesta do të nis në orën 14, nga Biblioteka Kombëtare për të përshkuar më pas sheshet kryesore të Prishtinës dhe për t’u ndalur para ndërtesës së qeverisë.

Kjo protestë, sipas vlerësimeve pritet të jetë e organizuar në atë mënyrë që t’i bëhet sa më shumë presion ekzekutivit të vendit, megjithatë Indeksonline mëson se mjetet që do të përdoren të mërkurën nuk janë fare demokratike.

Burime të Indeksonline thonë se opozita për të mërkurën do të mund të përdorë edhe mjete të rënda për të shpërthyer barrikadën e policisë dhe rrethojat e Qeverisë së Kosovës.

Përveç molotovit që tashmë është bërë sinonim i protestimit nga aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, Indeksonline merr vesh se është bërë gati edhe një ekskavator (bage) që do të përdorët nga protestuesit.

Po ashtu burime të Indeksonline thonë se opozita ka përgatitur edhe shatorë për t’i vendosur rreth qeverisë në tentim që të qëndrojnë sa me gjatë aty.

Në anën tjetër, Policia e Kosovës dje ka paralajmëruar se në protestën e nesërme mund të përdorën mjete të dhunshme, duke mos përjashtuar as armët e zjarrit.

“Bazuar në historikun e zhvillimit të protestave të deritashme dhe vlerësimeve të bëra, Policia e Kosovës disponon informacione se gjatë protestës nga persona të ndryshëm mund të përdoren mjete që shkaktojnë dhunë apo rrezikojnë sigurinë e qytetarëve dhe të zyrtarëve policor siç janë: mjetet të ndryshme të forta, koktej molotovi duke mos përjashtuar edhe përdorimin e armëve të zjarrit”, thekson Policia e Kosovës, duke apeluar tek qytetarët për kujdes dhe përmbajtje. /Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

Ndalohen dy automjete që po futnin mallra të kontrabanduara nga Serbia nëpër rrugë ilegale malore

Policia e Kosovës ka njoftuar se në bashkëpunim me Doganën e Kosovës kanë parandaluar...

Dy vëllezër rrahin prindërit në Deçan, arrestohen nga policia

Dy persona janë arrestuar në Deçan, pasi dyshohen se kanë ushtruar dhunë në familje...

Policia shqipton mbi 2 mijë e 700 gjoba brenda 24 orëve të fundit

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2763 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve...