Opozita kërkon qeveri të re për ta udhëhequr dialogun

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...

Leposaviq: Motra e raportoi për dhunë psikike, intervistohet pasi i kalon dehja

Një person në Leposaviq është intervistuar pasi i ka kaluar dehja, pasi motra e...

Ndonëse në forma të ndryshme dy partitë opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, po kërkojnë një qeveri të re për përfaqësimin e Kosovës në procesin e dialogut. Por partitë e koalicionit qeverisës, larg idesë për një qeveri të re, i bëjnë thirrje opozitës të bëhet pjesë e Delegacionit aktual Shtetëror për Dialogun me Serbinë, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Dy partitë më të mëdha opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, vazhdojnë të mos pajtohen me përfaqësimin e Kosovës në dialogun me Serbinë. Këto të dyja së fundmi po kërkojnë edhe një qeveri të re, e cila do të udhëhiqte me këtë proces. Për një gjë të tillë Vetëvendosja po kërkon zgjedhje të parakohshme, përderisa LDK-ja në pamundësi për zgjedhje ka dhënë edhe një opsion të dytë siç është formimi i një qeverie gjithëpërfshirëse për të cilën nuk do ta ketë përkrahjen e LVV-së.

Megjithatë kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, është shprehur i shqetësuar për ngecjen e dialogut dhe për mënyrën që po e përdor koalicioni qeverisës këtë proces. Ai kërkoi edhe një herë që Qeveria të dorëhiqet dhe të japë mundësi për zgjedhje të reja.

“Dialogu është shndërruar në garë për t’ia treguar njëri-tjetrit muskujt brenda koalicionit të brishtë qeverisës, por edhe në instrument për të mbajtur pushtetin. Është bërë si arenë e gladiatorëve, ku sunduesit e zhvendosnin vëmendjen e qytetarëve nga problemet e tyre. Nëse dikush nga koalicioni qeverisës e do këtë vend dhe nuk dyshoj se ka të tillë, atëherë duhet ta pranojnë se e kanë mashtruar popullin dhe vetveten me parullat e PDK-së të vendimeve të mëdha dhe se vendimi i vetëm i drejtë i tyre është të japin dorëheqje. Të vetëshkarkohen e të shkojmë në zgjedhje”, ka shkruar Mustafa…..

SHIKO MË SHUMË

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...

Leposaviq: Motra e raportoi për dhunë psikike, intervistohet pasi i kalon dehja

Një person në Leposaviq është intervistuar pasi i ka kaluar dehja, pasi motra e...

Moti sot: I vranët dhe me shi

Këtë të premte në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe...