Opozita i thotë “Po” thirrjes së Mustafës

PUBLIKUAR

Dy partitë më të mëdha opozitare, Lëvizja “Vetëvendosje” dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë pranuar që t’i përgjigjen thirrjes eventuale të kryeministri Isa Mustafa, për të debatuar edhe një herë çështjen e demarkacionit me Malin e Zi.

Derisa partia më e vogël e opozitës, “Nisma” thotë se debati i ri për kufirin është një lloj tradhtie, AAK-ja dhe LVV-ja thonë se në këtë takim përfundimisht Demarkacioni do të konstatohet i vdekur dhe do të ecet përpara me proces të ri, shkruan “Zëri”.

Kryeministri Mustafa ka deklaruar se jo më larg se në fillim të muajit tetor, pritet të nisë një raund i ri bisedimesh rreth përafrimit të qëndrimeve mbi kufirin me Malin e Zi.

Ai tha se ratifikimi i Demarkacionit do të kryhet brenda muajit të ardhshëm përkundër faktit se paraprakisht u ka bërë thirrje opozitës për bisedime. Megjithatë, Mustafa ka thënë se me këtë ftesë do t’i jepet mundësi e dytë të gjithëve për sjelljen e fakteve rreth mëdyshjes së vijës kufitare me Malin e Zi.

“Unë e kam bërë këtë ftesë. Ky takim mund të bëhet pasi unë t’i marr të gjithë informatat nga kryetarët e komunave. Po ashtu takime jam duke bërë edhe me banorët e atyre anëve. Në fillim të tetorit do ta takoj opozitën dhe t’i qesim të gjitha faktet e që ne do të shohim se si t’ia bëjmë. Unë nuk konsideroj që marrëveshja të riprocedohet, por që ne deri më tani nuk kemi fakte që e thonë të kundërtën. Ne duhet të ulemi edhe t’i qesim faktet edhe një herë. Kjo zvarritje na pengon, si në liberalizmin e vizave e që deri më tani jemi dëmtuar shumë”, ka thënë Mustafa. /Zëri/

SHIKO MË SHUMË

Kanosi gruan me mjet të mprehtë, dërgohet në mbajtje i dyshuari në Obiliq

Një person është arrestuar në Obiliq nën dyshimin se ka kanosur një grua me...

Kurti i fton avokatët kosovarë në Francë që të punojnë si prokurorë në Kosovë: Do të kisha qenë shumë i interesuar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në Paris, ka takuar një grup të...

Incident në një lokal në Pejë, dy persona fyejnë një grua dhe përleshen me policinë

Dy persona janë arrestuar në Pejë, pasi fillimisht kishin fyer një grua në një...