Opozita ende pa datë për protestën

PUBLIKUAR

Shtyrja  e protestës së 26 marsit, si duket ka qenë njëri nga sinjalet kryesore se kanë filluar çarjet serioze brenda opozitës së bashkuar. Këto çarje kanë bërë që opozita të mos ketë ende një datë se ku do t’i organizojë protestat e radhës.

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Frashër Krasniqi, ka theksuar për Telegrafin se subjektet opozitare fillimisht janë duke diskutuar për të arritur konsolidim më të madh në mes vete.

Ai ka thënë se subjektet opozitare fillimisht janë duke diskutuar për të arritur një konsolidim më të madh në mes vete, që do të mundësohej sipas tij, në saje të sqarimit të zhvillimeve të fundit brenda opozitës.

“Ne si Vetëvendosje jemi që para çdo veprimi të përbashkët të krijojmë fillimisht një Alternativë qytetare, në të cilën përfshihet edhe shoqëria civile. Kjo do ta bënte kundërshtimin ndaj qeverisë më të fuqishëm dhe më masiv”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka theksuar se që protesta do të ketë shumë shpejt, duke shtuar se “për këtë pritet të vendoset ndërkohë”.

Në anën tjetër, zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Muharrem Nitaj, ka thënë për Telegrafin se diskutime në lidhje me protestën janë duke u bërë, por sipas tij, nuk ka asgjë konkrete për datën se kur do të mbahen ato.

Ndryshe, ndonëse partneri opozitar VV-ja i ka vendosur vijat e kuqe me PDK-në, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, në një intervistë për media ka thënë se partia e tij do të bashkëpunonte edhe PDK-në, por që sipas tij, nëse këta të fundit garantojnë se nuk e vazhdojnë mentalitetin e vjetër qeverisës. /Telegrafi//

SHIKO MË SHUMË

Një javë pas vjedhjes, kapet i dyshuari në Fushë Kosovë

Një person është arrestuar në fshatin Miradi e Epërme të Fushë Kosovës, nën dyshimin...

94 aksidente brenda një dite në Kosovë, policia shqiptoi mbi 2 mijë tiketa

Gjatë 24-orëve të fundit në komunikacion janë regjistruar 94 aksidente, prej tyre 1 aksident...

Aksident në rrugën Gjilan-Ferizaj, lëndohet një këmbësor

Një këmbësor ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur...