Opozita e shpallë të përfunduar protestën

PUBLIKUAR

Lideri i lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri e ka shpallur të përfunduar protestën e opozitës, të filluar në ora 14:00, ndërsa paralajmëroi se protesta e radhës do të jetë më 27 shkurt.

Ai tha se para 8 vjetësh, po në këtë shesh, mijëra qytetarë ishin mbledhur për të pritur formimin e Republikës.

Ymeri tha se nuk mund të ketë normalitet në institucione e zgjedhje të presidentit, kur populli insiston që kjo qeveri duhet të jep dorëheqje.

Edhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe ai i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj kanë kërkuar dorëheqjen e Qeverisë, duke thënë se kjo Qeveri nuk ka legjitimitet për të udhëhequr vendin.

Ata theksuan se si pasojë e kësaj Qeverie, shteti ka filluar ta humb dinjitetin dhe respektin.  Ata po ashtu kërkuan shpalljen e zgjedhjeve të reja. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

E rëndë në Pejë: Fëmija dërgohet pa shenja jete në Spitalin Rajonal

Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur sot në fshatin Treboviq të Pejës....

Gërvalla: 692 milionë euro remitanca nga mërgata, vetëm në gjashtë muajt e parë të këtij viti

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla ka deklaruar se 692 milionë euro remitanca nga mërgata,...

Kusari-Lila: Po monitorojmë çmimet e naftës, mund të rikthejmë çmimin tavan

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila ka folur edhe për çmimet e...