Opozita e butë përballë skandaleve në Kryprokurori

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Policia konfiskon 2 mijë e 362 monedha dyshe në një market në Lipjan

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Lipjan janë konfiskuar 2 mijë e 362...

Lipjan: Digjet aksidentalisht kamioneta, zjarri përfshinë edhe pullazin e shtëpisë

Në Gadime të Lipjanit dyshohet se është përfshirë aksidentalisht nga zjarri një kamionetë me...

Manipulimet në sistemin e drejtësisë asnjëherë nuk ka dalë më sheshtas që nga afera “Pronto” se sa nga letra e ish-prokurorit special, Elez Blakaj. Ai po akuzonte Kryeprokurorin e Shtetit, Aleksander Lumezin, që ka ndërhyrë në punën e tij duke mbrojtur politikanët. Kryeministri Haradinaj publikisht fyu ish-prokurorin që ka hetuar mashtrimet në listat e veteranëve, Pas gjithë kësaj, u organizua edhe protestë nga shoqëria civile, ndërsa opozita po qëndron e heshtur. LDK pa koment, ndërsa Dardan Molliqaj ka pasur një reagim tejet të butë, që fliste në parim për aferën “Pronto”.

Nuk pati reagime nga opozita edhe pse një ish-prokuror po rrëfente se u pengua nga politika, përmes Kryeprokurorit, që të kryente hetimet rreth mashtrimeve në listat e veteranëve.

Ndërsa ofendimeve që i bëri Kryeministri Ramush Haradinaj, ish-prokurorit Blakaj, nga opozita, i reagoi lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, shkruan Gazeta Express.

Molliqaj i PSD’së, dikur i njohur për reagime të ashpra, shkroi në Facebook se rasti i fundit me manipulimet në listat e veteranëve tregon kapjen e sistemit të drejtësisë nga pushteti.

“Afera “Pronto” kishte faktuar atë që tashmë e dinim: sistemi i drejtësisë dhe shteti në përgjithësi janë kapur nga një grup kriminel që po drejton pushtetin. Rasti i fundit i manipulimit me listat e veteranëve, e pastaj i kërcënimit të prokurorëve që tentuan ta zbardhin këtë manipulim, tregoi sërish këtë të vërtetë”, ka shkruar të martën mbrëma Dardan Molliqaj.

Ish-prokurori Elez Blaka akuzoi me një letër publike se Krypreokurori i Shtetit e ka qortuar pse ai e ka intervistuar në cilësinë e dëshmitarit kryeparlamentarin Kadri Veseli. Lumezi e pranoi se ka ndodhur diçka e tillë.

Blakaj, i cili thoshte se është kërcënuar derisa po hetonte listat e veternëve, e akuzoi Lumezin edhe se ka dashur  ta kthej mbrapsht aktakuzën e ngritur për aferën Pronto.

Pas letrës së ish-prokurorit, i cili menjëherë pas dorëheqjes shkoi në Amerikë, Shoqëria Civile ka organizuar sot në orën 18:00 protestë kundër Kryeprokurorit Aleksander Lumezi. /Express/

 

SHIKO MË SHUMË

QKMK thirrje qytetarëve që të mos udhëtojnë sot përmes pikë kalimeve kufitare me Serbinë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar u ka bërë thirrje qytetarëve të cilët planifikojnë të...

Zyrtari i KFOR-it pyetet nga Specialja për uniformat që mbante UÇK-ja

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, po vazhdon edhe të mërkurën...

Moti sot i vranët e me diell

Sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Sipas njoftimit të...