Operacioni “Goditja” në Gjilan, policia arreston 13 persona dhe konfiskon 4 armë

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës në rajonin e Gjilanit, ka vazhduar me aksionin “Goditja”, me qëllim të shtimit të masave të sigurisë, respektivisht ruajtjen e rendit e qetësisë publike.

Sipas njoftimit që ka lëshuar policia, qëllimi kryesor i kësaj fushate është të reduktojë rreziqet dhe tensionet që shkaktohen nga armëmbajtja pa leje dhe të ndihmojë në forcimin e rendit dhe sigurisë publike.

Me këtë rast, brenda tre ditësh, policia ka arrestuar 13 persona dhe ka konfiskuar katër armë.

“Bazuar në të dhënat dhe raportet tonë mbi zbatimin e planit operativ ,,Goditja 2023’’ që nga data 08.08.2023 deri me datën 11.08.2023 janë kontrolluar njëzet e pesë (25) lokale, janë kontrolluar njëmijë e gjashtëqind e katërdhjetë e nëntë (1649) automjete, legjitimuar njëmijë e nëntëqind e pesëdhjetë e pesë (1955) persona, konfiskuar katër (4) armë dhe arrestuar e dërguar në mbajtje trembëdhjetë (13) persona”, thuhet në njoftim.

Këto aksione të policisë janë duke u zhvilluar pothuajse në të gjitha qytetet e Kosovës.

SHIKO MË SHUMË

Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat e fundit për gjendjen në...

Temperaturat deri në 38°C, java e parë e gushtit me mot ‘përvëlues’ në Kosovë

Java e parë e gushtit në Kosovë do të karakterizohet nga mot kryesisht me...

Moti ekstrem: Nesër do të ketë kufizime të automjeteve

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka bërë të ditur se, bazuar në parashikimin zyrtar...