Policia e Kosovës ka realizuar më 25 shtator 2026 operacionin antidrogë të koduar “Grupi”, në Prishtinë dhe Lipjan.
Operacioni është zhvilluar nga hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN) nga rajoni i Prishtinës.
Gjatë operacionit janë sekuestruar mbi 160 gramë kokainë, para të gatshme, peshore, pajisje për paketimin e substancave narkotike, si dhe telefona celularë.
Me vendim të prokurorit, tre persona janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
Dëshmitë e sekuestruara gjatë operacionit janë dokumentuar edhe përmes fotografive./Klankosova.tv


