Onana zbulon përse e refuzoi Barcelonën

PUBLIKUAR

Portieri i Ajaxit, Andre Onana, ka zbuluar se e refuzoi mundësinë për t’u kthyer në Barcelonë gjatë verës, për shkak se kishte vlerësuar se nuk kishte qenë koha e duhur për ta bërë një gjë të tillë.

Për shërbimet e tij ishte interesuar mjaft shumë edhe Paris Saint-Germain në të njëjtën kohë, pas një sezoni fantastik me Ajaxin në Ligën e Kampionëve, duke i ndihmuar gjigantit holandez të arrijë deri në gjysmëfinale, transmeton Gazeta Express.

Edhe pse interesimi nga PSG-ja ishte i madh dhe serioz, asnjë marrëveshje nuk u arrit dhe Onana mbeti në Ajax.

Kthimi eventual në Camp Nou, megjithatë, do të nënkuptonte sfidë pothuajse e patejkalueshme për Onanan për numrin një në skuadër, që mbahet nga Marc-Andre ter Stegen, i cili cilësohet si ndër portierët më të mirë në botë momentalisht.

“Barça u kthye për të më kërkuar mua këtë verë. Është shtëpia ime, isha pjesë e këtij klubi. Barcelona gjithmonë dëshiron t’i riblejë të vetit”, tha Onana për RMC Sport.

“Ama nuk ishte koha e duhur për t’u kthyer. Mbase nuk do ta kem këtë mundësi më. Por nuk ishte koha e duhur për ta bërë këtë verë”, theksoi ai. /Gazeta Express

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...