Organizata Multietnike e Personave me Aftësi të Kufizuara (OMPAK), në Lipjan ka njoftuar se së bashku me drejtorin për Bujqësi në Lipjan, Feti Krasniqi kanë biseduar për mundësin për ti ndihmuar personat me aftësi të kufizuara dhe fëmijëve të tyre.
“Sot me 07.03.2016 ne oren 10:00 kishim ne zyrën tone drejtorin e Bujqesis dhe zhvillimit rural z.Feti Krasniqi me te cilin biseduam për mundësinë e ndihmimit te personave me aftësi te kufizuara dhe familjeve te tyre ne subvencionimet qe do te jep ky dikaster,ne mënyre qe PAK te ndihen te barabarte me pjesën tjetër te popullatës”, njoftoi OMPAK, transmeton LipjaniNews.



