Omicron përbën mbi 30% të rasteve të infektuara në Itali

PUBLIKUAR

Italia ka regjistruar 24,883 raste të infektuara me COVID-19 dhe 81 viktima në 24 orët e fundit.

Nga 217,052 ​​testime të kryera, 11.5% kanë rezultuar pozitive, ndërkohë në njësitë e kujdesit intensiv janë shtruar 1,089 pacientë me koronavirus, ndërsa në spitale 9,220.

Sipas ekspertëve italianë, 30% e rasteve janë të infektuar me variantin Omicron.

Që do të thotë se nëse numri i rasteve vazhdon të rritet gjatë javëve të ardhshme të pavaksinuarit dhe personat me sëmundje të tjera do të jenë më të rrezikuar.

Ndërkohë, Instituti i Shëndetësisë italiane ka paraqitur të dhëna të reja që tregojnë se personat mbi 80 vjeç që nuk janë vaksinuar dhe infektuar me Covid-19 kanë 85 herë më shumë gjasa të shtrohen në ICU sesa bashkëmoshatarët e tyre që janë vaksinuar.

Megjithatë, 93.9% e personave mbi 80 vjeç  kanë marrë dy doza dhe  70% kanë marrë tashmë të tre dozat./abcnews.al

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...