Olta Gixhari: Luizi e meriton finalen, ai do të fitojë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Për të hyrë në Kosovë, mërgimtarët vazhdojnë të presin deri në tri orë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë një përditësim të ri lidhur me gjendjen...

Dinamikat e Big Brother VIP Albania po shkojnë duke u zhvilluar çdo herë e më shumë dhe ngjarjet po marrin rrjedha të ndryshme.

Në sytë e publikut deri më tani protagonistët kryesorë cilësohen këngëtari Luiz Ejlli dhe aktorja Olta Gixhari.

Dyshja janë kundërshtarë në lojën e tyre në format dhe ‘sulmet’ ndaj njëri-tjetrit janë të pashmangshme dhe të vazhdueshme.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Albania

Por, Olta së fundmi ka habitur me një deklaratë të saj ndaj këngëtarit, e cila ia pranoi meritat e të bëmave të tij në shtëpinë e famshme.

“Zihem e grihem me Luizin, por ai e meriton finalen. E meriton me gjithë gjërat që ka bërë. Është formati i tillë, bën lëmsh shtëpinë ai, krijon situata. Ai do të fitojë”, është shprehur Olta teksa bisedonte me banorët.

 

Ndërkohë, kujtojmë që një dinamikë tjetër mjaft e komentuar gjatë ditës së djeshme (e hënë) ishte edhe rrëfimi i Nita Latifit për sëmundjen.

Këngëtarja nga Kosova zbuloi para banorëve që një vit më parë ishte e diagnostikuar me tumor në gji dhe ndonëse operacioni kaloi me sukses së fundmi kanë nisur shqetësimet me të njëjtën problem.

Përveç që mori mbështetjen e banorëve, Nita gjithashtu u përfshi në një debat me Luizin, pas disa deklaratave të këtij të fundit. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Tuna pas rasteve të fundit në Kosovë: Gjysma dhunues e vrasës, gjysma thashethemexhi

Këngëtarja e njohur, Altuna Sejdiu-Tuna, ka bërë një reagim në mediat sociale. Përmes një storie...

Xhensila ”flakë”, ekspozon format trupore

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj, gjithmonë zgjedh të duket e kuruar deri në detaje. Së fundmi ajo...

Bebe Rexha shfaqet shumë tërheqëse, në fotografitë e mrekullueshme në Instagram

Bebe Rexha ka shfaqur gjoksin e saj në një korse të zezë, ndërsa ka...