Olluri: Molliqaj e nisi konfliktin me policinë, donte që ta arrestonin

PUBLIKUAR

Gazetari Parim Olluri ka folur për protestën kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike të organizuar nga PSD’ja.

Komentet Olluri i bëri në emisionin Pressing në T7.

 

Çka më ka pëlqyer te PSD’ja ka qenë fakti që në thirrjet publike nuk e ka personalizuar protestën. Kjo ka qenë mirë sepse i kanë nxitur njerëzit me dalë duke mos e menduar se është tamam protestë partiake”, tha Olluri.

“Por gabimi ndodhi në fund. Nuk e pashë të arsyeshme atë që e bëri Molliqaj duke nis prej presionit që ia bënte policëve që me i liruar shkallët. Fjalimi mund të mbahej edhe aty ku ishte”, thotë Olluri.

“Kjo ke një prirje për protagonizëm i Molliqajt”, shtoi ai.

“Unë mendoj se Molliqaj e nisi vetë konfliktin duke e përdorur punën e shkallëve. Nëse analizojmë anën përmbajtësore, fjalimi i Molliqajt nuk ka qenë i mirë. Ka qenë një fjalim i dobët. Në momentin kur s’ke fjalim të mirë atëherë lideri i protestës zhvendoset me aktru heroin, me ra në sy edhe pret një arrestim spektakolar që java e muaji me u mbush me mënyrën qysh arrestohet Molliqaj”, tha Olluri.

SHIKO MË SHUMË

Gjykata Speciale del me njoftim për datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Gjykata Speciale në Hagë ka caktuar 17 nëntorin 2026, në orën 10:00, si datë...

Ambasada amerikane: Presim bashkëpunim me presidenten e re të Kosovës

E ngarkuara me Punë ad interim e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës...

“Standarde të dyfishta”, shqetësimet brenda Kosovës për “shqetësimet” e BE-së rreth Ligjit për Speciale

Votimi në Kuvend për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Specialen nuk kaloi pa reagimin e...