Oliveira e mbron titullin, e detyron Poirierin të dorëzohet

PUBLIKUAR

Charles Oliveira është ende kampion i padiskutueshëm i peshave të lehta në UFC pasi e mundi Dustin Poirierin.

Poirier u dorëzua në raundin e tretë, pasi Oliveira e ngufati, transmeton Gazeta Express.

Pavarësisht përqafimit dhe shtrëngimit të duarve një sekondë më parë, të dy luftëtarët po shkëmbenin goditjet që nga momenti që arbitri Herb Dean filloi luftën. Oliveira e lëndoi Poirierin me disa goditje me gjunjë në trup, por ai ishte i vetmi që u rrëzua pas një të djathtë të madhe nga amerikani.

Oliveira i dha fund ritmit të shpejtë në raundin e dytë kur e solli luftën në tokë. Braziliani hipi mbi Porierin dhe filloi ta godiste me bërryla në kokë dhe gjuajtje në trup.

Më pas, në raundin e tretë u vendos gjithçka. Oliveira iu ngjit pas shpine Poirierit dhe e detyroi të dorëzohej pasi e kishte ngufatur. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...