OKB e kritikon Irakun për ekzekutimin e të burgosurve

PUBLIKUAR

Kombet e Bashkuara e kanë kritikuar qëllimin e Irakut për të shpejtuar dënimet me vdekje që jepen nga gjykatat e vendit.

“Marrë parasysh dobësinë e sistemit të drejtësisë së Irakut, jam tejet i shqetësuar që njerëz të pafajshëm janë dhe mund të vazhdojnë të dënohen dhe ekzekutohen, duke rezultuar në dështime tejet të rënda dhe të pakthyeshme të drejtësisë”, ka thënë Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Zeid Ra’ad Al Hussein.

OKB ka dëshmi për “dështime të vazhdueshme në lidhje me proceset (gjyqësore) dhe standardet në lidhje me gjykimet e drejta, përfshirë këtu edhe mbështetja në tortura për të siguruar rrëfime” në Irak, ka thënë më tej ai.

“Ekzekutimet me procedurë të shpejtë vetëm sa do e shpejtojnë padrejtësinë”, ka thënë ai.

Kryeministri i Irakut, Haidar al Abadi muajin e kaluar e ka krijuar një komitet për të shpejtuar ekzekutimet si pasojë e rritjes së kritikave për mungesë sigurie në Bagdad, transmeton Rel.

Një sulm me bombë i kryer nga grupi Shteti Islamik në një zonë të ngarkuar tregtare në kryeqytetin irakian ka vrarë më shumë se 300 persona më 3 korrik. Pas sulmit, Iraku ka ekzekutuar pesë të burgosur.

Hussein ka thënë se ai e kupton se si sulmet e tilla “nxisin zjarrin e hakmarrjes…por, hakmarrja nuk është drejtësi.”

Amnesty International ka thënë se Iraku rregullisht gjendet në mesin e pesë vendeve në botë për ekzekutime. Deri më tash gjatë këtij viti, Iraku tashmë ka ekzekutuar 105 persona.

SHIKO MË SHUMË

Policia Rajonale e Ferizajt ka nisur fushatën parandaluese “Rrugët e lagështa dhe me ngrica”

Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun, pranë Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj,...

VV-ja mbledh Këshillin e Përgjithshëm, Arbërie Nagavci flet për rastin e Arlinda Zekajt

Ka nisur mbledhja e 64-t e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje. Shefja e Grupit...

Vidhen mbi 100 armë zjarri nga një depo në Gjakovë

Një vjedhje e rëndë është raportuar në rrugën “Fehmi Agani” në Gjakovë, ku persona...