Agjencia për ndihmë humanitare e OKB-së ka njoftuar se në tetë ditët e fundit rreth 100.000 persona janë detyruar të zhvendosen nga Hama në qendër të Sirisë për shkak të luftimeve.
OKB po ashtu ka njoftuar se gati gjysma e të zhvendosurve kanë mbërritur në lagjen Idlib, përcjell Express.
Por, mungesa e hapësirave në kampet e strehimit do të thotë se shumica e familjeve të zhvendosura janë duke fjetur jashtë në parqe./Gazeta Express/


