Youth Association for Human Rights YAHR përmes një letre të hapur iu është drejtuar Drejtoreshës së Shëndetësisë në Lipjan, Vlora Limani Hajnuni.
YAHR thotë se në bazë të hulumtimeve dhe analizave që ka bërë organizata tyre ka identifikuar një numër nevojash urgjente për ndryshim.
Po ashtu thuhet se si organizatë e shoqërisë që janë të gatshëm që të kontribuojmë nëse e shihen se edhe ata munden që të kontribuojnë në ndryshimin e gjendjes së tanishëm në sektorin primar shëndetësor në Komunën e Lipjanit.
Komuna e Lipjanit orë më parë përmes një njoftimi ka bërë me dije se furnizimi me barna nga lista esenciale e veçanërisht furnizimi me insulinë bëhet nga Ministria e Shëndetësisë e që nga dhjetori i vitit të kaluar e deri më sot nuk është bërë furnizimi i rregullt me sasi të mjaftueshme sidomos me Insulinë. Prandaj Drejtoria për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale kërkon mirëkuptimin e gjithë pacienteve që trajtohen me insulinë dhe që furnizohen nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Lipjan për mungesën e këtij medikamenti.
Letra e plotë nga YAHR:
E nderuara Znj. Vlora Limani-Hajnuni!
Duke u bazuar në punën tuaj udhëheqëse të institucioneve në komunën e Lipjanit gjatë periudhës së kaluar katër vjeçare dhe gatishmërinë tuaj për të ndryshuar gjërat në interes të qytetareve, ne si organizatë po ja përcjellim një shqetësim të qytetareve të komunës së Lipjanit. Sektori shëndetësor në përgjithësi në Kosovë është në një gjendje të rënd, por më shqetësuese është në Komunën e Lipjanit.
Në bazë të hulumtimeve dhe analizave që ka bërë organizata jonë ka identifikuar një numër nevojash urgjente për ndryshim:
– Kemi nevojë për një reformim të shpejtë dhe një ri strukturimi të shërbimit primar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Lipjan dhe në AMF-të nëpër vendbanimet tjera,
– Kemi një neglizhencë të stafit shëndetësor në Komunën e Lipjanit dhe mos respektim të orareve të punës, ku këtë e dëshmojnë një numër i ankesave të qytetarëve drejtuar organizatës sonë. Ku kemi në disa raste edhe mos respektim të orarit tetë orësh të punës nga stafi shëndetësor. Kemi pauza të pakuptimta nga dy herë nga gjysmë ore, ku gjatë këtyre pauzave nuk ofrohet asnjë shërbim dhe pacient duhet të pres deri sa të përfundoj pauza edhe nëse është në gjendje të rendë shëndetësore! Prandaj, lind nevoja për hartimin e rregulloreve të punës dhe rregulloreve etike brenda QKMF-së, nëse ato nuk ekzistojnë,
– Kemi një mos trajtim të barabartë të pacienteve nga stafi shëndetësor,
– Mungon shërbimi i shtëpiak ( i patronazhit) për pacientet në gjendje të rëndë shëndetësore. Ku urgjentisht duhet të punohet për të ofruar një zgjidhje sa më të shpejt që ky shërbim të jetë në funksion të qytetareve. Mungesa e këtij shërbim i dëmton shumë qytetarët në aspekt shëndetësor edhe material, pasi që në mungesë të këtij shërbim duhet kërkuar ndihmë tek shërbimet private shëndetësore, ku shumica e qytetarëve nuk kanë mundësi për ti mbuluar në aspekt material këto shërbime.
– Kemi mungesë të hapësirave për trajtimin e pacienteve, e sidomos mungon hapësirat për ofrimin e shërbimit për infuzione në QKMF-ë në Lipjan. Andaj, drejtoria Komunale për Shëndetësi duhet të planifikojë gjatë periudhës katër vjeçare ndërtimin e një objekti të ri, i cili do të kishte mundësi dhe kushte më të mira për të ju ofruar qytetarëve një shërbim shëndetësor primar.
– Në kuadër të objektit ekzistues të QKMF-së kemi mungesën e një ashensori për bartjen e pacienteve nga kati përdhes deri në katet tjera brenda objektit të QKMF-së në Lipjan dhe është urgjente në kuadër të buxhetit për vitin 2018 të ndërtohet ky ashensor.
Ne si organizatë e shoqërisë jemi të gatshëm që të kontribuojmë nëse e shihen se edhe ne mundemi që të kontribuojmë në ndryshimin e gjendjes së tanishëm në sektorin primar shëndetësor në Komunën e Lipjanit. Ne do të ju falënderojmë shumë nëse do të merret në konsideratë kjo letër drejtuar juve, si udhëheqëse e Drejtorisë Komunal për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.
Me respekt
Bekim Krasniqi
Drejtor i organizatës YAHR Lipjan
2 Shkurt 2018


