OJQ-të kërkojnë përgjigje nga KSHZ-ja nëse ka kushte për zgjedhje

PUBLIKUAR

Shtatë organizata të sektorit civil në një letër dërguar komunitetit ndërkombëtar dhe opinionit, kanë kërkuar nga KSHZ-ja që të tregojë nëse ka kushte për zgjedhje ose jo, njofton TV Shenja. Në këtë letër thuhet se në punën e KSHZ-së për pastrimin e listës zgjedhore janë paraqitur shumë paqartësi në opinion rreth çështjes se sa votues kontestues ka, sa prej tyre do t’i nënshtrohen kontrollit dhe si do të fshihen ata për të cilët do të konstatohet se nuk duhet të jenë në Listën Zgjedhore, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“KSHZ duhet pa hezitim dhe pa asnjë presion të publikoj se cilat janë mundësitë objektive për kryerjen e të gjitha detyrimeve rreth pastrimit të listës zgjedhore edhe kur mund të përfundoj të gjitha përgatitjet për zgjedhje fer të lira dhe demoratike. Vetëm kështu qytetarët do të dijnë nëse 5 qershori ështëdatë e arritshme për mbajtjen e zgjedhjeve të tilla”, thuhet në letrën e organizatave qytetare.

Sipas tyre, nëse Kuvendi shpërbëhet më 7 prill, ndërsa kryetari i KSHZ-së nuk e nënshkruan listën zgjedhore do të krijohet një kaos juridik dhe do të thellohet edhe më tej kriza politike”.

Ndërkohë, në lidhje negociatat për reforma në media, ata kanë thënë se mund të konstatojnë se ato janë të vdekura. “Zhvillimi i tillë i ngjarjeve padyshim se tregon që gjendja e mediave vazhdimisht përkeqësohet dhe edhe sikur të sjellen ndryshimet ligjore më të mira dhe më adekuate, ndryshimet e para do të shihen pas disa muajve. Është shumë e qartë që nga aspekti I situatës së mediave dhe reformave në media nuk ka kushte për zgjedhje fer të lira dhe demokratike”, thuhet në këtë letër.

Sa i përket punës së Prokurorisë Speciale, ata kanë thënë se asnjë faktor në krizën politike nuk guxon të anashkaloj punën e saj, veçanërisht në ndjekjen e krimit zgjedhor. Nga ana tjetër nga KSHZ thonë se kanë përfunduar me kontrollet në terren dhe se po analizojnë raportet e sjellura nga terreni./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Kusari-Lila në Tiranë: Kosova synon integrim më të madh të produkteve vendore në tregun evropian

Ministrja e MINTI-it, Mimoza Kusari-Lila, sot në Tiranë, me organizim të Ministrisë së Ekonomisë...

220 persona aplikojnë për azil në Kosovë, këta janë shtetasit që prijnë me kërkesa

220 persona kanë aplikuar për azil në Kosovë, që nga janari e deri më...

Sveçla: Gjatë qeverisjes “Kurti 2” u fuqizua siguria dhe u luftua krimi i organizuar

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se gjatë qeverisjes “Kurti 2”...