OJQ POLIS organizoj punëtorin me temë “Gjetja e Modelit për verifikim të trashëgimtarëve ligjor dhe përfshirja në Aktet e Vdekjes”

PUBLIKUAR

Sot me 26 shkurt 2015, OJQ POLIS – Lipjan, në kuadër të Projektit “Drejtësia me qasje qytetare në shërbim të gjyqësisë së drejtë III”, organizoi punëtorin me temë “Gjetja e Modelit për verifikim të trashëgimtarëve ligjor dhe përfshirja në Aktet e Vdekjes”.

Ky projekt mbështetet financiarisht nga USAID, adminstrohet nga ATRC dhe implementohet nga POLIS.

Në këtë takim ishin të pranishëm 19 pjesëmarrës. Në cilësin e panelit ishinin Shefi i Zyrës së Gjendjes Civile si dhe nga Noteria. Të tjerët ishin përfaqësues të institucioneve, organizatave dhe të profesioneve të ndryshme.

Qëllimi i punëtorisë ishte për të diskutuar dhe gjetur një model të verifikimit të trashëgimtarëve ligjor dhe përfshirjes në Aktin e Vdekjes.

Gjatë diskutimeve u theksua se kjo është një problematikë me të cilën po ballafaqohemi, dhe pikërisht është fakti i së kaluarës sonë tradicionale që ndikon në masë të madhe mbi këtë çështje. Pengesë tjeter eshte edhe niveli i zhvillimit ekonomik si dhe mos zbatimi i ligjit në tërsi.

Për të ndryshuar këtë çështje në kontekstin pozitiv, të përfshirjes së gjithë trashëgimtarëve në aktin e vdekjes, do të ishte një mundësi e mirë krijimi i një sistemi elektronik me rastin e regjistrimit të fëmijës. Poashtu u diskutua edhe ideja që nëpërmjet Kshillave Lokal, të vihet deri te verifikimi i gjithë trashëgimtareve ligjor,

Në përgjithësi nga të pranishmit u potencua se për të ndryshuar kjo praktikë e tillë, në rend të parë duhet të bëhet një vetëdijesim i vazhdueshëm në këtë drejtim, veçanarisht tek gjeneratat e reja.

SHIKO MË SHUMË

E kërkoi pushkatimin e Ramush Haradinajt, OVL-UÇK në Lipjan e përjashton Seknder Llugiqin

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – Dega në Lipjan ka konfirmuar vendimin...

Lipjan, një grua plagoset nga plumbi qorr, dërgohet në QKUK

Një grua është plagosur nga një plumb qorr në Lipjan.Rasti ka ndodhur më 20...

Aksident me fatalitet në rrugën Shtime-Lipjan, një i vdekur, tre të lënduar

Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të lënduar si...