Ofertë e re nga PSG për Kylian Mbappen

PUBLIKUAR

PSG do të bëjë gjithçka që ta mbajë yllin e saj, Kylian Mbappen në Paris edhe për dy vite të tjera.

Francezi është pranë përfundimit të kontratës së tij me klubin parisien dhe në zyrat e PSG-së në javët e fundit po punohet për të bindur Mbappen të qëndrojnë në projektin e tyre.

Sipas Le Parisien, PSG i ka bërë një ofertë të re rinovimi sulmuesit. Kjo ofertë do të jetë për dy vjet, me një pagë 50 milionë euro në vit.

 

Po ashtu do të kishte një premio rinovimi prej 100 milionë eurosh.

Mbappe ka qenë i lidhur ngushtë me Real Madridin në javët e fundit. Por disa nga deklaratat e tij këtë fundjavë, kanë qenë që ai dëshiron të bëhet golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave te Paris Saint-Germain.

 

Kjo ka ringjallur shpresat pariziene dhe ata po e materializojnë këtë me një ofertë të re në mënyrë që ylli i tyre të qëndrojë.

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...