Oferta e majme e Monacos për Icardin

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Monaco është klubi më i ri që ka shprehur interesim të madh për sulmuesin e Interit Mauro Icardi, të cilit i ka ofruar pagë shumë të majme vjetore.

Sipas mediave italiane, klubi francez është i gatshëm t’i ofrojë sulmuesit argjentinas pagë vjetore prej 12 milionë euro, transmeton Gazeta Express.

Ndërsa, Interit Monaco pritet t’ia ofrojë 65 milionë euro plus bonuse për shërbimet e argjentinasit.

Icardi është plotësisht jashtë planeve të Interit dhe vazhdon ta refuzojë kalimin te Napoli, sepse e dëshiron transferimin te Juventusi, edhe pse tani duket seç herë e më i pamundur për të kalimi te kampioni italian.

Sipas Rai Sport, Monaco ka shfaqur interesim të madh për Icardin tani.

Klubi i League 1 është i gatshëm t’ia ofrojë Interit shumën e njëjtë që po ia ofron Napoli, 65 milionë euro plus bonuse, por pagë shumë më të lartë Icardit, plot 12 milionë euro në sezon për pesë vjetët e ardhshme.

Besohet se Napoli i ka ofruar Icardit pagë vjetore prej 7.5 milionë euro plus bonuse.

Interi parapëlqen ta shesë Icardin jashtë Italisë, bile në një klub që nuk është as në Ligën e Kampionëve, megjithatë gjithçka varet nga dëshira e lojtarit dhe menaxheres së tij Wanda Nara. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...