Ofendimi i rëndë i Costas ndaj gjyqtarit: Ta dh**s atë nënë k**vë, bir k**ve

PUBLIKUAR

Gjyqtari Jesus Gil Manzano ka zbuluar në raportin e tij pas ndeshjes mes Barcelonës dhe Atletico Madridi fjalët ofenduese që Diego Costa ia kishte thënë atij, pas të cilave sulmuesi spanjoll u përjashtua me karton të kuq.

Sulmuesi i Atletico Madridit u përjashtua pas vetëm gjysmë ore lojë në humbjen 2:0 kundër Barcelonës të shtunën në Camp Nou, pasi e ofendoi gjyqtarin duke mos u pajtuar me një vendim të tij, transmeton Gazeta Express.

“Ta dh**s atë nënë k**vë, ta dh**s atë nënë k**vë”, i ka thënë Costa gjyqtarit, sipas raportit të Gil Manzano.

Gil Manzano shpjegon më tej në raportin e tij se protestat e Costas nuk ishin ndalur as pas kartonit të kuq.

“Pasi u përjashtua, sa ishte akoma në fushë, ai më kapi për dore në mënyrë që të mos më lejonte t’i ndëshkoja bashkëlojtarët e tij me numër 2 dhe 24 respektivisht”, thuhet në raportin e gjyqtarit.

Më vonë, Costa e quajti gjyqtarin “bir k**ve”, para se Gerard Pique t’i mbyllte gojën me dorë dhe ta largonte nga fusha duke i dhënë “do të mungosh katër ndeshje si pasojë e kësaj”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...