OEK nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Odën Ekonomike Kosovë-Izrael

PUBLIKUAR

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, dje ka nënshkruar Memorandum bashkëpunimi me Kryetarin e Odës Ekonomike Kosovë-Izrael, Robert Muharremi, në selinë e Odës Ekonomike të Kosovës.

Marrëveshja parasheh bashkëpunimin e dy odave në projekte të ndryshme si dhe angazhimin e përbashkët në afrimin e bizneseve të dy vendeve, thuhet në një komunikatë për media.

“Marrëveshja parasheh harmonizim të projekteve mes dy odave si dhe bashkërëndim të aktiviteteve. E tërë kjo bëhet me qëllim që bizneset e dy vendeve tona të afrohen me njëra tjetrën dhe të inkurajohet bashkëpunimi i dy ekonomive“, u shpre Kryetari Rafuna para nënshkrimit të Marrëveshjes.

Në ceremoninë e nënshkrimit të Marrëveshjes së bashkëpunimit ishin prezent edhe Skender Hyseni, Kryetar i Asamblesë së Odës Ekonomike Kosovë-Izrael, si dhe ambasadorja e Izraelit për Kosovën, Tammy Ziv. Ambasadorja Ziv, Kryetari Hyseni si dhe Krytari Muharremi u shprehën të gëzuar për hapat e ndërmarrë për të inkurajuar thellimin e bashkëpunimit ekonomik në mes të Kosovës dhe Izraelit dhe u zotuan se do të angazhohen për të sjellë në Kosovë investitorë nga Izraeli.

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës ia konfiskon armën me leje një personi në Shtime pasi shtiu me të gjatë një ahengu familjar

Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri, pasi me datën 07.11.2026, i dyshuari,...

Aleanca kritikon Qeverinë Kurti: Po e përmbyllni javën me shkelje e skandale

Aleanca, partia që tashmë e drejton nga Ardian Gjini, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës...

Presidenti i Malit të Zi i dërgon letër urimi presidentes Shiroka Pula

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga presidenti i...