Oda Ekonomike Amerikane i ankohet zyrtares së DASH për vendimin e Qeverisë: Po dëmton kompanitë amerikane

PUBLIKUAR

Një delegacion i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë është takuar sot me Drejtoreshën e Zyrës së Evropës Jugore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit Amerikan, Colleen Huyland.

Në këtë takim përfaqësuesit e Odës Amerikane kanë shprehur shqetësime lidhur me sektorin publik në fushën e politikave ekonomike dhe tërheqjes së investimeve.

Siç bëhet e ditur në njoftim për media, Oda Amerikane ka theksuar nevojën urgjente për heqjen e ndalimit të importit të produkteve finale nga Serbia, duke thënë se po ndikon negativisht në brendet amerikane dhe brendet tjera ndërkombëtare që operojnë në Kosovë.

“Gjatë takimit, përfaqësuesit e Odës Amerikane shprehën shqetësimet e tyre lidhur me angazhimin me sektorin publik në fushën e politikave ekonomike dhe prospekteve të tërheqjes së investimeve. Veçanërisht, ata ritheksuan urgjencën e heqjes së ndalimit të importit të produkteve finale nga Serbia, duke përmendur ndikimin negativ në brendet amerikane dhe të tjera ndërkombëtare që operojnë në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Oda Amerikane gjithashtu në njoftim thonë se kanë shprehur shqetësimet lidhur me ndikimin negativ që marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë kanë në operacionet e tyre afariste.

Në komunikatnë e Odës Ekonomike Amerikane thuhet se zyrtarja e DASH e ka mirëkuptuar qëndrimin e tyre duke theksuar efektet negative të ndalimit të importit si për qytetarët ashtu edhe për bizneset.

“Drejtoresha Hyland mirëkuptoi qëndrimin e Odës Amerikane, duke theksuar efektet e dëmshme të ndalimit të importit si për qytetarët ashtu edhe për bizneset. Lidhur me çështjen e prospekteve të tërheqjes së investimeve, ajo rekomandoi që Kosova të ndërmarrë masa proaktive për të përmirësuar brendin e saj ndërkombëtarisht. Drejtoresha Colleen Hyland theksoi rolin e rëndësishëm të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke theksuar se kjo do të kontribuonte dukshëm në krijimin e një mjedisi të favorshëm për rritje ekonomike”, thekson komunikata.

Hyland ka inkurajuar Kosovën që t’u japë përparësi nismave që nxisin bashkëpunimin dhe forcojnë pozitën e saj ndërkombëtare./Express/

SHIKO MË SHUMË

“Standarde të dyfishta”, shqetësimet brenda Kosovës për “shqetësimet” e BE-së rreth Ligjit për Speciale

Votimi në Kuvend për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Specialen nuk kaloi pa reagimin e...

Këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar se cilat vende do të kenë sot ndërprerje të rrymës për...

Moti sot me diell, temperaturat deri në 25 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti gjatë fundjavës do të jetë i...