O’Connell për Ligjin për Sanksione Penale: Tash askush nuk mund të lirohet nga burgu për “arsye shëndetësore”

PUBLIKUAR

Edhe ambasadori i Britanisë në Prishtinë, Ruairí O’Connell e ka përshëndetur votimin në Kuvend të Ligjit mbi Ekzekutimin e Sanksioneve Penale.

“Unë e mirëpres miratimin e Ligjit mbi Ekzekutimin e Sanksioneve Penale sot nga Kuvendi i Kosovës. Ky është një hap përpara”, ka shkruar ambasadori britanik në facebook.

“Ky miratim mbyll një hapësirë që lejoi Ministrat e Kosovës lirimin e kujtdo që ata donin nga burgjet e Kosovës për ‘arsye shëndetësore’. Kjo do të ndihmonte në ndalimin e ndikimit të tepruar të interesave të fuqishme në sistemin e drejtësisë. Ne shpresojmë të shohim përpara hapa tjerë të rëndësishëm; hapa të tillë janë të domosdoshëm”, shton ai. /GazetaExpress/.

SHIKO MË SHUMË

Kërkesë publike për Arben Vitinë, mes lotësh flet asamblistja e VV-së sqaron pse e bëri kërkesën

Asamblistja e VV-së në Rahovec, Vlora Vuqiterna mes emocionesh, ka rrëfyer arsyet që e...

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: Turp!

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka...