OBSH publikon listën e vendeve që nuk kanë asnjë rast të infektuar me Covid-19

PUBLIKUAR

Pothuajse 274 milionë të infektuar me koronavirus janë konfirmuar në botë që nga fillimi i pandemisë, me një total prej mbi 5 milionë viktimash nga të cilat mbi 45 mijë në javën e fundit. Këto janë shifrat e publikuara nga OBSH, shkruan Tgcom24

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, janë vetëm 10 vende në të gjithë botën, në të cilat Covid nuk ka infektuar asnjë banor.

Në listë është Tuvalu, vend ishullor në Paqësor, në mes Hauajit dhe Australisë; Taraua në arqipelagun e Ishujve Gilbert në Republikën e Kiribait që përmban 33 ishuj. Më pas vjen shteti i Pohnpei, një nga shtetet e federuara të Mikronezisë dhe Nauru, republika e pavarur më e vogël në botë, e cila njihet dhe si qendër strehimi për ata që kërkojnë azil në Australi.

Është edhe Niue, një ishull koralor i aneksuar në vitin 1901 nga Zelanda e re.

Në listën e vendeve ku nuk është shënuar zyrtarisht asnjë rast me Covid ka dhe disa ishuj të tjerë të Paqësorit.

Turkmenistani në Azinë qendrore dhe Koreja e Veriut e Kim Jong Un, nuk kanë sinjalizuar asnjë rast me Covid dhe pse shkencëtarët mendojnë se situata është shumë më ndryshe./abcnews.al

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...