Dita e sotme pritet të jetë më e “nxehta” sa i përket zhvillimeve politike që do të ndodhin.
Tashmë kanë mbetur edhe dy orë deri tek nisja e protestës së opozitës, dhe tri orë deri tek zgjedhja e presidentit të ri të Kosovës.
Opozita është shprehur e vendosur se nuk do të ndalet së kundërshtuari zgjidhjen e Hashim Thaçit president, ndërkaq simpatizantë të PDK-së kanë bërë të ditur se do të vijnë në Prishtinë për të festuar për liderin e tyre, transmeton Indeksonline.
E për tu siguruar që të mos eskalojë situata tashmë në Prishtinë kanë arritur edhe forca shtesë të policisë.
Numër i madh i tyre janë vendosur në oborrin e Kuvendit të Kosovës, dhe përgjatë shesheve./Indeksonline/





