Oblak komenton lajmet se do t’i bashkohet Chelseat: Do të kemi kohë të flasim për këtë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci 24 orë pas bllokimit në kufi me...

Eurodeputeti holandez: Provokime fëmijërore dhe të rrezikshme nga Serbia – zv.drejtori i policisë të lirohet menjëherë

Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten ka reaguar lidhur me situatën e fundit të krijuar nga...

Portieri i Atletico Madridit, Jan Oblak, i ka komentuar spekulimet për një transferim potencial të tij në Chelsea, duke insistuar se do të ketë mjaftueshëm kohë për spekulime të tilla pasi të përfundojë Liga e Kampionëve.

Jan Oblak e ka fituar reputacionin si njëri ndër portierët më të mirë në futbollit evropian që nga transferimi i tij nga Benfica në Atletico Madrid për 16 milionë euro në vitin 2014, transmeton Gazeta Express.

27-vjeçari i ka bërë 253 paraqitje për klubin spanjoll gjithsej, duke u ndihmuar tyre t’i fitojnë titujt e Ligës së Evropës dhe Superkupës së UEFA-s, përderisa ka luajtur edhe në finale të Ligës së Kampionëve.

Paraqitjet e tij të mira raportohet se kanë ndikuar që ai të jetë njëri ndër prioritetet e Chelseat për këtë afat kalimtar, pasi që klubi londinez nuk është bindur nga paraqitjet e Kepa Arrizabalagat, përkundër që i shpenzoi 72 milionë funte për transferimin e tij.

Para përballjes së Atletico Madridit me Leipzigun në çerekfinale të Ligës së Kampionëve të enjten, Oblak u pyet për spekulimet lidhur me të ardhmen e tij.

“Tani nuk është momenti i duhur për këto gjëra, tani duhet të mendojmë për Leipzigun. Unë do ta analizoj sezonin pasi të përfundojë ndeshja e fundit dhe shpresoj që do t’i kemi edhe tri ndeshje të tjera për t’i zhvilluar”, ka thënë Oblak.

“E pastaj do të ketë mjaftueshëm kohë për të folur. Por, së pari duhet të mendojmë për Leipzigun. Mezi po e pres, me të vërtetë”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...