Objektivi i Iscos: El Clasico në Camp Nou më 28 nëntor

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Tre të plagosur me armë zjarri, njëri me thikë: Krejt çka ndodhi mbrëmë në Lupç, pas një mosmarrëveshje mes disa familjarëve

Katër persona kanë mbetur të plagosur të mërkurën në orët e pasdites në Lupç...

Moti sot: Diell, shi dhe shkarkime rrufesh

Të enjten, parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell,...

Me ndeshjet kundër Sevillas dhe Atletico Madridit ku Isco pritet të mungojë, Real Madridi shpreson që Isco të kthehet në tetor ku do të jetë gati në tetor për El Clasico

Julen Lopetegui ka filluar sot konferencën e tij për shtyp të martën me lajmin se Isco është gati për t’i hyrë briskut për operim te apendiksit akut.

Është një goditje për Isco i cili kishte filluar që të këtë paraqitje për skuadrën e Lopeteguit, madje edhe në disa ndeshje të rëndësishme.

Qëllimi i Iscos mbetet që të kthehet në El Clasicon e parë që zhvillohet më 28 tetor në Camp Nou, e cila gjë do të thotë që ai do ti humbet pesë ndeshje, pa përfshi ndeshjet me Kombëtaren e Spanjës.

Humbja e një lojtari kaq të rëndësishëm në skuadër do të ndihet, pasi që ai ishte i treti mesfushorë këtë sezon që ka luajtur 443, pak minuta më pak se Toni Kroos dhe Casemiro.

Real Madrid do të udhëtojë në Sevilla të mërkurën ku nuk kanë fituar në tri përpjekje në ligë në katër tentime kohëve të fundit.

Ata nuk kanë regjistruar fitore në Ramon Sanchez Pizjuan që nga viti 2014-15.

Pas kësaj, ata luajnë kundër Atletico Madridit në Bernabeu dhe Real Madridi po ashtu ka dështuar për të fituar në katër derbit e fundit madrilen. Në këtë mes hynë edhe ndeshjet me CSKA Moscow në Ligën e Kampionëve dhe pastaj me Levanten në ligë e ku Real Madridi prapë ka humbur  pikë sezonin e kaluar. /GazetaExpress/

 

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...