Objektet ku dje u gjetën 50 çanta me molotovë janë të Vetëvendosjes (Foto)

PUBLIKUAR

Sekretari organizativ i VV’së, Dardan Molliqaj, ka pranuar se garazhet në të cilat Policia gjeti të martën 50 çanta me mjete të dyshimta dhe të rrezikshme VV i ka marrë me qëra. Kjo nuk është hera e parë kur në objekte të këtij subjekte është gjetur arsenal i rrezikshëm.

 

Molliqaj në vend se të shqetësohet për rrezikshmërinë e mjeteve të gjetura, të martën mbrëma në ‘Zona e Debatit’ ankohej për gjoja se nuk u njoftuan nga Policia për bastisje.

“Sa i përket molotovëve, mbramë në ora 12:00 të natës Policia e Kosovës i ka rretheku ato hapësira e nuk e ka thirrë asnjë zyrtarë të Vetëvendosjes. As mbarmë as sot.  Je i obligumë me ligj, këqyri ligjet, që nëse donë me bastisë një vend me thirr pronarin e atij objekti dhe me hi bastisjen me ba me ta”, deklaroi Molliqaj në Klan Kosova.

“Bastisja është bë pa VV”, ankohej sërish ai. Ndërkohë i pyetur nga Xhavit Haliti i PDK’së që ishte pjesë e debatit nëse me të vërtetë ato hapësira shfrytëzohen nga LVV, Molliqaj sërish pohoi.

“Po, po, na e kemi në shfrytëzim një pjesë. Kemi kontratë. Gjithçka është ligjore”, tha ai, citon Gazeta Express.

Ndryshe, Policia e Kosovës, dje rreth orës 10:00, gjatë një operacioni për parandalim të veprimeve të kundërligjshme, gjatë një bastisje me urdhër edhe të organeve kompetente, brenda në një depo në rrugën ’28 Nëntori’ në Prishtinë ka zbuluar rreth pesëdhjetë (50) çanta me koktej Molotovi, një pjesë e madhe e të cilave është e përpunuar, vaj i zi dhe benzinë të përpunuar.

Për sqarime shtesë për këtë aksion, Policia ka thirrur konferencë për media të premten në ora 15:30.

Gjatë protestës së vitit të kaluar, kur Policia kishte hyrë me forcë brenda objektit të VV’së në qendër të Prishtinës, ishin gjetur maska gazi, gaz lotsjellës, mjete për shpimin e gomave, radiolidhje për komunikim, shufra metalike. /GazetaExpress/.

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës ia konfiskon armën me leje një personi në Shtime pasi shtiu me të gjatë një ahengu familjar

Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri, pasi me datën 07.11.2026, i dyshuari,...

Aleanca kritikon Qeverinë Kurti: Po e përmbyllni javën me shkelje e skandale

Aleanca, partia që tashmë e drejton nga Ardian Gjini, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës...

Presidenti i Malit të Zi i dërgon letër urimi presidentes Shiroka Pula

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga presidenti i...