OAK reagon për sulmin fizik ndaj mjekut në Deçan

PUBLIKUAR

Oda e Mjekëve të Kosovës ka reaguar pas sulmit ndaj një mjeku në Qendrën Kryesore të Mjekësis Familjare në Deçan, raporton Gazeta Express.

Nga kjo Odë kanë thënë se kolegu i tyre u sulmua gjatë kohës sa ka qenë në detyrë.

“Oda e Mjekëve të Kosovës me shqetësim, indinjatë dhe zhgënjim ka pranuar lajmin e sulmit ndaj kolegut i cili u sulmua në hapësirat e vendit të punës përkatësisht në QKMF-në në Deçan. Sulmi ndaj mjekëve është bërë pjesë e protokollit të sjelljes së shërbim marrësve nëpër institucione shëndetësore, ndërkaq mjeku është bërë viktima e përhershme e këtyre sulmeve serike të cilat si duket nuk kanë të ndalu“, thuhet në reagim.

Tutje nga kjo Odë kanë thënë se vetëm gjatë këtij viti janë shënuar dhjetëra raste të sulmeve fizike dhe verbale ndaj mjekëve.

“Vetëm gjatë këtij viti janë shënuar dhjetëra raste të sulmeve fizike dhe verbale ndaj mjekëve, të cilët në vendin e punës pa asnjë mbrojtje dhe asnjë kujdes të veçuar, janë duke iu ekspozuar veprimeve vandale dhe të dhunshme“, thuhet tutje në reagim.

Oda e Mjekëve të Kosovës i ka bërë thirrje Prokurorisë dhe Gjykatës që të ndërmarrin veprime ndaj këtyre sulmeve.

 

 

 

SHIKO MË SHUMË

QKUK paralajmëron rrënimin e objekteve pa leje në oborrin e saj: Hapësirat e uzurpuara me vite po u kthehen qytetarëve

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka paralajmëruar rrënimin e objekteve pa leje në oborrin...

Nën kërcënimin e thikës i mori 7660 euro punonjëses, aktakuzë ndaj një personi në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me inicialet Ç.Zh. për...

Dëmet nga erërat e forta pezullojnë mësimin në gjimnazin e Ferizajt

Mësimi është pezulluar sot në Gjimnazin “Dr. Shaban Hashani” në Ferizaj, për shkak të...