O.V.L e UÇK-së Lipjan reagon ndaj arrestimit Nehat Thaqit

PUBLIKUAR

Organizata Veteranëve të Luftës në Lipjan përmes një shkrese kanë shprehur indinjatën e thellë ndaj arrestimit të Nehat Thaqit. Drejtori i policisë për rajonin jugor të Mitrovicës është arrestuar të ënjten nga Policia e Serbisë nën dyshimin për terrorizëm, transmeton LipjaniNews.com

“Me të marr lajmin e arrestimit të drejtorit policor të jugut në Mitrovicë, në OVL të UCK Lipjan, jemi të indinjuar thellë dhe ngrisim zërin tonë ndaj kësaj padrejtësie që i bëhet bashkëluftëtarit tonë, njiherit edhe bashkvëndasit tonë Nehat Thaqit i cili ishte ai që e mori armen ndaj ketyre padrejtësive që me shekuj jemi të torturuar”, shkruan OVL.

Apelojm që Nehat Thaqi të lirohet sa më parë dhe të ndërpriten këto arrestime ndaj ushtarëve te UCK-së, thuhet më tej, transmeton LipjaniNews.com

SHIKO MË SHUMË

E morën me veturë, e dërguan pranë një pylli dhe e grabitën nën kërcënimin e thikës, arrestohen dy persona në Lipjan

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës, nën dyshimin se janë përfshirë në...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...