O.V.L e UÇK-së Lipjan jap detaje për protestën e nesërme në mbështetje të Ramush Haradinaj

PUBLIKUAR

Organizatat e dala nga Lufta e UÇK-së, në Lipjan përmes një njoftimi kanë bërë thirrje për protestë që organizohet të shtunën në Prishtinë në mbështetje të komandantit Ramush Haradinaj, transmeton LipjaniNews.com

“Veteranë të nderuar të OVL- së së UÇK-së dega në Lipjan, ju njoftoj se nën organizimin e tri Shoqatave të dala nga Lufta e UÇK -së qendër, në Prishtinë, të shtunën në ora 13:00 në Prishtinë, do të mbahet Protestë gjithëpopullore me rastin e arrestimit të ish Keyeministrit z. Ramush Haradinaj”, thuhet në njoftim.

Që nga ndalimi i Haradinajt nga autoritetet e Francës më 4 janar, në Kosovë dhe në shumë vende tjera, janë mbajtur protesta më kërkesë të lirimit të ish-kryeministrit të Kosovës.

“Nisja prej Lipjanit bëhet në mënyr organizative me autobus, në orën 11:30 nga shtëpia e kulturës. Presim një përkrahje sa më masive. Me respekt kryetari i OVL-së të UÇK-së dega në Lipjan Ali Mejzinolli”, thuhet më tej./LipjaniNews.com/

SHIKO MË SHUMË

Shukri Buja: Dhe sot, mbi këto plagë, rëndon edhe një goditje tjetër

Postimi nga Shukri Buja: Të nderuara familje të dëshmorëve! Të nderuara familje të martirëve! Të nderuar bashkëluftëtarë! Të...

Punëtori rrëzohet në një objekt në Lipjan, përfundon në QKUK

Një aksident në vendin e punës ka ndodhur ditën e djeshme në Lipjan ku...

Flamur gjigant i UÇK-së vendoset në objektin e Komunës së Lipjanit

Një flamur gjigant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) është vendosur në objektin e...