Nuri Seferi në ring më 31 tetor

PUBLIKUAR

111

Kampioni shqiptar i boksit pritet të mbrojë titullin evropian, ndonëse kundërshtari i tij ende nuk është caktuar. Boksieri i njohur shqiptar, Nuri Seferi sërish do të ngjitet në ring, për të mbrojtur titullin evropian të fituar muaj më parë. “Taysoni shqiptar” këtë e ka bërë të njohur përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
“Miq të dashur, më lejoni të ju informoj se me datë 31 tetor do të ringjitem në ring për të mbrojtur titullin evropian, sipas gjasave prapë në Gjermani”, ka shkruar Seferi, bënë të ditur ‘sporti1.com’. Ky i fundit ka fituar titullin kampion Evrope në versionin WBO pas triumfit kundër hungarezit Tamas Lodi, në një meç që kishte zgjatur plotë 12 raunde. Ndeshja është zhvilluar në Hamburg.

 

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...