Nuredini : Komuna e Lipjanit, ka shtuar progres me kryetar Imri Ahmetin

PUBLIKUAR

komuna Lipjan Lipjan – Komuna e Lipjanit ka shtuar progres përgjatë  këtyre muajve nën qeverisjen e kryetarit të Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti. Ndërsa qytetarët lipjanas, deri në vitin 2015, do ta kenë të rregulluar tërsisht infrastrukturen rrugore në komunën e tyre , duke përfshirë këtu  gjitha fshatrat e komunës së Lipjanit.  Kurse, është  është bërë progres i dukshëm  në administratë  dhe me sektorin e  gjendjes civile në Komunën e Lipjanit, ka thënë Alban Nuredini, zëdhënës i Komunës së Lipjanit, në një prononcim për “ Lipjaninews”.

 

Zëdhënësi i Komunës së Lipjanit, Alban Nuredini, i pyetur nga “ Lipjaninews”  për infrastrukturën në Komunën e Lipjanit, dhe gjedjen aktuale  në këtë komunë,  ka thënë se  tashmë infrastruktura do të duhej të jetë e harruar dhe në vend të infrastrukturës do të duhej të diskutohej për preukopime të tjera të qytetarit lipjanas, por qeverisja e tanishme është duke u ballafaquar akoma me problemet financiare dhe keqmenaxhimin e qeverisjes së kaluar. Ndërkaq,  infrastruktura në komunën tonë, me qeverisjen e krytarit Imri Ahmeti,   do të jetë e finalizuar në deri në vitin 2015.

Po ashtu Nuredini,  më tutje ka folur edhe për progresin e shtuar nga ana e kryetarit Ahmeti, përgjatë këtyre muajve qeverisje.

“Çështja e infrastrukturës mund të themi se është në përmisim e sipër, në disa lokacione përbrenda lagjeve të qytetit dhe në disa fshatra të komunës sonë. Kështu, është intervenuar në disa fshatra si ; Dobrajë e Madhe, Ribar i Madh, Qylagë, e Gadime, Kojskë etj., ku  pothuajse ka përfunduar faza e parë e asfaltimit, e cila ka kërkuar intervenim  urgjentë. Po ashtu në këtë drejtim është punuar edhe në kanalizime  e ujësjellës , si në fshatin Ribar të Vogël, Lluga etj” , ka thënë Nuredini, duke përmendur edhe projektet të cilat janë në procedim e sipër si rregullimi i shtratit të lumit në fshatin Gadime, rregullimi i shtratit të lumit në fshatin Dobrajë, palestra sportive në Dobrajë dhe Magure etj.

Nuredini, më tutje ka  theksuar se Komuna e Lipjanit është në shërbim të gjithë qytetarëve të lipjanas.

“Indikacionet tona, qëllimet tona janë  që Komuna e Lipjanit, të jetë funksionale, kështu siç është tash, ku preokupim ka shqetësimin e qytetarit, punon për qytetarin, dhe jetësohet me shqetësimin e qytetarit.  Përgjatë këtyre muajve mund të themi se Komuna e Lipjanit,me kryetar Imri Ahmeti,  ka shtuar progres në gjitha sferat” , ka përfunduar ai. /Lipjaninews.Info/

 

SHIKO MË SHUMË

Abdixhiku, Muhaxherit dhe Ahmetit: Pres dorëheqjet tuaja, i pranoj menjëherë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar ashpër ndaj kërkesave...

LDK në Lipjan kërkon dorëheqjen e Abdixhikut

Kryesia e Degës së LDK-së në Lipjan, pas mbledhjes së mbajtur së bashku me...

Vdes i riju Hafir Maka, ngushëllohet familja

Ka vdekur Hafir Lulzim Maka, pas një aksidenti në trafik. Me këtë rast KBI-Lipjan ka...