Numër i madh i publikimit të fletëvotimit, Lipjan 3 raste

PUBLIKUAR

Sipas DV’së, deri në orën 09:30 kanë votuar 6% e qytetarëve me të drejtë vote. Demokracia në Veprim, ka thënë se sa i përket publikimit të votave janë shënuar 29 raste në 23 vendvotime. Këtu prin komuna e Prishtinë me 5 raste, Peja 4, Rahoveci 4 dhe Lipjani 3 raste,  transmeton Gazeta Metro.


Demokracia në Veprim nga të dhënat deri në orën 09:30 procesi i votimit ka qenë i qetë. Sipas DV’së, 102 mijë qytetarë e kanë shfrytëzuar këtë të drejtë përkatësisht 6% e qytetarëve me të drejtë vote.

Sa u përket parregullsive në gjetjen e vendvotimit, sipas DV’së janë evidentuar 3 mijë e 695 raste të tilla.

Ndërsa, sa i përket asistencës për të votuar deri në orën 09:30 janë raportuar 5 mijë e 283 raste në 1 e 809 vendvotime. 46 raste janë shënuar kur një person ka ofruar asistencë më shumë se një herë, me këtë parregullsi prinë Prishtina me 12 raste, pastaj Mamusha 6 raste.

E sa i përket publikimit të votave janë shënuar 29 raste në 23 vendvotime. Këtu prin komuna e Prishtinë me 5 raste, Peja 4, Rahoveci 4 dhe Lipjani 3 raste. Në këtë periudhë kohore kishte edhe parregullsi si qëndrim i më shumë personave prapa kabinave./gazetametro.net

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person në Lipjan, dyshohet se bashkë me një tjetër rrahu një qytetar

Një person është arrestuar në Lipjan pasi dyshohet se, së bashku me një person...

Zhduket një grua në Lipjan, familja raporto rastin në polici

Një grua nga fshati Vrellë e Magures në Lipjan është raportuar e zhdukur, pasi...

Abdixhiku qëndroi, nisin dorëheqjet në LDK-Lipjan

Me një rezultat të ngushtë, Lumir Abdixhiku ka mbetur edhe më tej kryetar i...