“Nuk varemi nga Cristiano Ronaldo”

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Kryetari Imri Ahmeti pret në takim përfaqësuesit e KFF “Ulpiana 1992″

Kryetari i Komunës së Lipjanit, z. Imri Ahmeti, sot ka pritur në takim përfaqësuesit...

Gjendet një mjet shpërthyes në Lipjan, njësia për deminim e KFOR’it bën tërheqjen e tij

Një burrë në Lipjan ka gjetur në oborrin e tij një mjet të dyshuar...

Zidane thotë se Reali nuk varet nga Ronaldo.

Cristiano Ronaldo do të rikthehet të luajë një ndeshje zyrtare për Real Madridin për herë të parë që nga 13 gushti, kur ishte ndëshkuar me të kuq në sfidën kundër Barcelonës dhe u dënua me pesë ndeshje.

Pavarësisht se Reali në tri ndeshje në La Liga këtë edicion ka regjistruar dy barazime, Zinedine Zidane thotë se “Los Blancos” nuk varen nga katër herë fituesi i “Topit të Artë”, Cristiano Ronaldo, por është i lumtur që ai do të zbresë nesër në fushë.

“Ju e dini kush është Cristiano”, tha fillimisht Zidane në konferencën për media para ndeshjes me Apoelin në Ligën e Kampionëve.

“Nuk mund të flasim për varësin, por unë dua që gjithmonë ai të jetë me ne”.

“Ajo që më intereson mua është që të gjithë të luajnë. Cristiano nuk na ndihmon vetëm të shënojmë më shumë, ai është lider dhe gjithmonë dëshiron të fitojë. Këta ia transmeton edhe shokëve të tij dhe jemi të lumtur që është rikthyer”.

“Ai është i fokusuar në atë që duhet të bëjë, asgjë tjetër. Është i lumtur që do të luajë sepse kjo është ajo që e pëlqen më së shumti”.

“Jam i lumtur që do ta shoh sërish në fushë dhe nesër ai do të luajë, por do të mungojë sërish të dielën dhe shpresoj ajo të jetë ndeshja e fundit që ai nuk është me ne”, theksoi mes tjerash Zidane. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...