Nuk shpallen rezultatet përfundimtare për kryetar të Dragashit

PUBLIKUAR

Komisioni Qendror Zgjedhor ka mbajtur mbledhjen për shpalljen e rezultateve përfundimtare në rundin e dytë.

Por, nuk ka shpallur rezultatet për komunën e Dragashit.

“Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve kanë përfunduar të gjitha procedurat e parapara në mënyrë që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të shpallë këto rezultate”, ka thënë kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.

“Gjatë ditës së sotme, e shtunë, KQZ ka pranuar konfirmimin nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa se KQZ mund t’i shpall rezultatet përfundimtare të raundit të dytë të Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave, me përjashtim të rezultateve të kandidatëve për Kryetar në Komunën e Dragashit”.

“Siç e dini, të premten, PZAP ka marrë vendim lidhur me apelin e paraqitur në këtë instiucion lidhur me rezultatin e votimit jashtë Kosovës që i takon komunës së Dragashit si dhe ka lejuar ankesën në Gjykatën Supreme. Prandaj, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të presë që palët të shterojnë të gjitha mundësitë brenda afateve të përcaktuara ligjore”.

Ai ka njoftuar të gjitha subjektet politike dhe kandidatët se në afat brenda 24 orëve, mund të paraqesin ankesat e tyre në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me rezultatet e shpallura nga KQZ.

SHIKO MË SHUMË

QKUK paralajmëron rrënimin e objekteve pa leje në oborrin e saj: Hapësirat e uzurpuara me vite po u kthehen qytetarëve

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka paralajmëruar rrënimin e objekteve pa leje në oborrin...

Nën kërcënimin e thikës i mori 7660 euro punonjëses, aktakuzë ndaj një personi në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me inicialet Ç.Zh. për...

Dëmet nga erërat e forta pezullojnë mësimin në gjimnazin e Ferizajt

Mësimi është pezulluar sot në Gjimnazin “Dr. Shaban Hashani” në Ferizaj, për shkak të...