“Nuk shkoj kurrë në Arsenal pas asaj që ma bënë”

PUBLIKUAR

Antoine Griezmann ka zbuluar në autobiografinë e tij pse nuk do të shkojë në Arsenal në të ardhmen.

Arsenali ka histori të qenit afër por dështimit të blerjes së një numri lojtaresh të mëdhenj në të kaluarën, përfshirë të tillëve si Zlatan Ibrahimovic dhe Kylian Mbappe, dhe tani Antoine Griezmann ka zbuluar se edhe emri i tij mund të shtohet në këtë listë, transmeton Express.

Në verën e vitit 2013, sulmuesi francez po luante për Real Sociedad dhe kishte nisur të tërhiqte vëmendjen e një numri top klubesh evropiane. Ndër to ishte edhe Arsenali, skauti i së cilit Gilles Grimandi kishte kontaktuar ish-agjentin e Griezmannit, Eric Olhats.

Atë verë, Arsenali dështoi ta blinte Luis Suarezin dhe Gonzalo Higuanin, po ashtu.

Griezmann ka zbuluar se në fund gjithçka kishte dështuar dhe për ketë arsyeje ai nuk dëshiron të shkojë në Arsenal asnjëherë.

“Prita, prita e prita. Kur nuk kishte më lajme, Erci e thirri Grimandin, i cili na tha të prisnim sepse trajneri ishte ende i interesuar në mua, prandaj vazhduam të prisnim ende. Përfundimisht, pak orë para se të mbyllej afati kalimtar, ai na tregoi se Arsenali nuk do të bënte ofertë. Nuk më pëlqen të më thonë diçka e të mos ndodhë pastaj. Prandaj, kur Eric më tha më vonë se klubi londinez ishte i interesuar në mua, i thashë ‘harroje’”, ka treguar Griezmann.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...