Nuk pritet të ketë fitues absolut të zgjedhjeve

PUBLIKUAR

Ndarja e partive politike në tri blloqe (koalicioni PDK-AAK-“Nisma”, koalicioni LDK-AKR-“Alternativa” dhe “Vetëvendosje” si parti e vetme) nuk pritet t’i sigurojë asnjërit grup fitore absolute pas zgjedhjeve.

 

Kështu vlerësojnë njohësit e çështjeve politike në Kosovë, të cilët konsiderojnë se partitë politike brenda koalicioneve tashmë janë në konkurrencë me njëra-tjetrën.

Sipas tyre, koalicionet e lidhura mund të bëhen “zjarr” që do t’i djegë partitë e vogla dhe do të shkaktojë “tërmet” pas zgjedhjeve.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e tri blloqeve shprehen të vendosur se do të triumfojnë në zgjedhjet e 11 qershorit.

E përderisa të tria këto taborëve synojnë që në krye të ekzekutivit t’i sjellin kandidatët e tyre, Ramush Haradinajn, Avdullah Hotin e Albin Kurtin, analistët konsiderojnë se çështja e kryeministrit nuk është e mbyllur, pa marrë parasysh se cili nga këto grupacione del triumfues në zgjedhje. /Zëri/

SHIKO MË SHUMË

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...

Verdikti i Hagës, Pacolli thirrje Kurtit: Lëni anash dallimet, bashkohuni në mbrojtje të së vërtetës

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka shkruar rreth verdiktit të sotëm të Gjykatës Speciale...