“Nuk pres shumë prej saj si deputete”, kolegu befason me deklaratën për Adriana Matoshi

PUBLIKUAR

Aktori i njohur kosovar, Jeton Zogjani, ka folur për kandidimin e koleges së tij, Adriana Matoshi, për deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, shkruan Express.

Zogjani ka deklaruar se nuk pret shumë nga Matoshi si deputete, derisa ka folur edhe për arsyet për këtë.

“Mendoj që vështirë e ka të bëjë dicka konkrete dhe që do mbahet mend, sepse grupi parlamentar është shumë i madh, ka politika që vijnë nga lart dhe duhet të zbatohen poshtë. Mendoj që vështirë e ka me bë diçka që ia vlenë, por megjithatë unë e uroj dhe e përgëzoj sepse më mirë është që të jetë Adriana në parlament sesa një bandit. Sepse ajo është vërtetë një vajzë, një grua dhe një nënë e mirë, një aktore profesioniste dhe mund ta bëjë punën më së miri që di dhe që mundet”, ka thënë Zogjani në Show Time.

Ndryshe, Matoshi ka arritur që t’i sigurojë votat e nevojshme për të qenë deputete e Kuvendit të Kosovës.

Matoshi e cila ka qenë kandidate për deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje ka marrë 10 mijë e 403 vota në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Ajo ka lënë pas me vota edhe deputetët e mëhershëm të kësaj partie.

Matoshi ka marrë më shumë vota se Xhelal Sveçla, Salih Zyba, Fatmire Kollçaku, Dimal Bash dhe Fitore Pacolli./Gazeta Express

SHIKO MË SHUMË

Kiara pyetet për një shtatzëni të mundshme, Luiz Ejlli ndërhyn me një përgjigje plot humor

Kiara Tito ka zhvilluar së fundmi një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj në...

Afrona Dika surprizohet para ditëlindjes: I fejuari e mbulon me dhurata luksoze

Afrona Dika po përgatitet të festojë ditëlindjen e saj më 9 gusht, por dhuratat...

Kur bukuria dhe stili bëhen një, Oriola Marashi merr vëmendjen

Modelja dhe këngëtarja e njohur, Oriola Marashi, ka publikuar së fundmi projektin e saj...