Nuk po arrijnë pajtim për Demarkacionin

PUBLIKUAR

Ndërmjetësuesi i dialogut politik pozitë-opozitë, Naim Rashiti, ka bërë të ditur gjatë një interviste për “Zërin” se në asnjë takim palët s’kanë arritur të pajtohen për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi.

Rashiti thotë se heqja e vizave për Kosovën me Bashkimin Evropian brenda këtij viti është i mundur po që se plotësohet kushti i demarkacionit me Malin e Zi.

Rashiti  tregon përshtypjet e tij për takimet e ndërmjetësuara mes dy palëve, duke pranuar se demarkacionin me Malin e Zi ka qenë tema më e vështirë për të cilën nuk ka qenë i mundur kompromisi, pavarësisht insistimeve të bëra.

Në anën tjetër, një prej temave që ka gjetur përkrahjen e palëve, siç thotë ai, ka qenë dialogu në Bruksel për të cilin pozita dhe opozita janë pajtuar t’ia ndërrojnë formatin.

Ndryshe, Rashiti e vlerëson se dialogu politik ka nxjerrë mësime mes palëve pjesëmarrëse. Ai cek se mes partive ende ka dallime të mëdha, por dëshira për t’u takuar bashkërisht ekziston.

SHIKO MË SHUMË

Kërkesë publike për Arben Vitinë, mes lotësh flet asamblistja e VV-së sqaron pse e bëri kërkesën

Asamblistja e VV-së në Rahovec, Vlora Vuqiterna mes emocionesh, ka rrëfyer arsyet që e...

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: Turp!

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka...