Më 26 mars, kinematografia shqiptare humbi një prej humoristëve më të njohur, Rasim Thaçin-Cimën, shkruan lajmi.net.
Aktori ishte i infektuar me COVID-19, virus të cilit nuk mundi t’i mbijetoi, andaj e humbi këtë betejë.
Cima ka lënë zbrazëti të madhe në humorin shqiptar, por veprat e tij do të mbeten trashëgim për brezat e ardhshëm.
Atë e kujtoi me mall për ditë me radhë edhe miku dhe bashkëpunëtori i tij, Sevdai Radogoshi-Qumili.
Aktori së fundi ka ndarë me ndjekësit disa fotografi, të shkrepura nga udhëtimet që kishin bërë së bashku ndër vite.
Në disa prej imazheve, dyshja ishin në Antali, derisa udhëtuan për xhirime. /Lajmi.net/


