“Nuk numërove vite, por suksese për Kosovën”, urimi emocionues i Endritit për ditëlindjen e ish-presidentit Hashim Thaçi

PUBLIKUAR

Në një ditë të veçantë për familjen Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, Endriti, ka ndarë një mesazh të ngrohtë dhe emocional në rrjetet sociale, duke e uruar të atin për ditëlindjen e tij.

Përmes disa fjalëve të thjeshta, por tejet domethënëse, Endrit Thaçi shprehu krenarinë dhe dashurinë e thellë që ndjen për babanë e tij, duke e vlerësuar lart jetën e përkushtuar ndaj vendit.

“Gëzuar ditëlindjen, Babë! Jam shumë krenar me ty. Krejt jetën i shërbeve atdheut! Krejt jetën nuk i numërove vitet, por sukseset për Kosovën. Ditëlindjen e radhës do ta festojmë së bashku!” shkroi Endriti në postimin e tij.

Foto: Endrit Thaçi / Instagram

Krahas këtij mesazhi të ndjerë, ai publikoi edhe një fotografi të bukur familjare, ku shfaqet pranë babait dhe nënës së tij, duke përcjellë ndjenjën e unitetit dhe dashurisë familjare.

Ish-presidenti Hashim Thaçi është për momentin duke u përballur me një proces gjyqësor në Dhomat e Specializuara me seli në Hagë.

​Gjatë këtij viti Thaçi, ka realizuar dy vizita të shkurtra në Kosovë, të lejuara nga Dhomat e Specializuara në Hagë për çështjen e babait të tij, i cili vdiq më shumë se një muaj më parë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Një dashuri që nuk njeh kufi, Luizi kalon rrethojat për një puthje të Kiarës

Ish-banorët e Big Brother VIP Albania, Luizi dhe Kiara, vazhdojnë të jenë një nga...

Lyrical Son bën thirrje publike: Ejani në “Marshin për Liri” më 12 shtator

Reperi i njohur, Lyrical Son, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në “Marshin për Liri”,...

“Do të arratisem pa adresë”, Cllevio paralajmëron shkëputjen nga gjithçka

Cllevio ka bërë të ditur përmes një postimi se sot në orën 22:00 do...